Lajme

Rrahje masive në Mitrovicë, policia arreston 10 persona, dy prej tyre të mitur

Foto e ilustruar

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar 10 persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në një incident që ka ndodhur të hënën në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Dy nga të arrestuarit janë të mitur, të cilët tanimë janë arrestuar.

Sipas njoftimit, nga hetimet fillestare bëhet e ditur se në këtë incident janë përfshirë 11 meshkuj kosovarë.

“Incidenti raportohet të ketë ndodhur në kohen deri sa viktimat  ndodheshin pranë një zyre për shërbime dhe programe të Ministrisë së Bujqësisë, e cila ndodhet  në rajonin e Mitrovicës së  Jugut”, thuhet në komunikatën për media.

PK bën të ditur se personave të përfshirë në këtë incident në cilësi të viktimave iu është ofruar tretman mjekësor, por të njëjtit kanë deklaruar se nuk kanë nevojë për tretman mjekësor

“Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur dy prokurorëve të rastit të nacionalitetit serb, të cilët trajtojnë rastet për të mitur dhe të rritur, dhe rasti i iniciuar është duke u hetuar për veprën penale ‘sulm’”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit tetë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë, përderisa ndaj dy personave të mitur rasti është duke u trajtuar./SHQIP.com