Sport Ndërkombëtar

Rrahje e madhe në mes tifozëve në Katar, shkak Messi

Në Katar po zhvillohet Kampionati Botëror, shkruan Shqip.com.

Tifozët argjentinas dhe meksikanë janë përleshur në Doha pasi janë dëgjuar thirrje që fyenin yllin argjentinas, Lionel Messin.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se përleshja ka ndodhur në “Al Bidda Park” në Doha – një nga zonat e tifozëve në kryeqytetin e Katarit.

Këto skena janë parë vetëm një ditë pasi Argjentina u befasua pas disfatës që e pësoi nga Arabia Saudite.

/Shqip.com