Rrahja në gjysmëfinale, një person i lënduar

Në gjysmëfinalen e Superligës së Kosovës, ku Prishtina priti Golden Eagel Yllin pati një incident ndërmjet tifozëve.
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë përleshur tifozët e dy skuadrave gjatë pushimit ndërmjet të dy pjesëve.
Derisa, si pasoj një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Raportohet se gjatë zhvillimit të një ndeshje basketbollistike, disa simpatizantë janë përfshirë në rrahje me ç’rast njëri nga ta, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.
Për këtë arsye lojtarët e Yllit fillimisht nuk pranoi të dalë në fushë dhe fillimi i pjesës së dytë u shty për 15 minuta.
Skuadra nga Suhareka në fund mposhti Prishtinën me rezultat të thellë 56-75, duke e siguruar kualifikimin në finale.
Aty ku do të takohet me fituesin e takimit Trepça – Peja./Shqip.com