Lajme

Rrahen dy persona në Gjilan, njëri dërgohet në QKUK

Ilustrim.

Policia e Kosovës ka njoftuar së të premten dy persona janë rrahur në mes vetë në komunën e Gjilanit, shkruan SHQIP.

Sipas policisë, si pasojë e rrahjes njëri nga personat ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Ndërsa, personi tjetër me vendim të prokurorisë është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore.  Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa i dyshuari tjetër  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje “, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./SHQIP.com