Rozana Radi pritet të bëhet pjesë e Big Brother VIP?

‘Big Brother VIP’ ka startuart më 5 tetor duke bërë bujë të madhe në media.
Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur si aktorë, balerinë, këngëtarë dhe ish-futbollistë.
I gjithë programi do të prezantohet nga moderatorja e përhershme e këtij formati, Arbana Osmani dhe dy opinionistët e këtij reality show do të jenë, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.

Arbana Osmani në natën e parë përsëriti disa herë se këta janë VIP-at për momentin, pasi do të ketë hyrje të reja më vonë, kur të fillojnë dhe eleminimet e para.
Rozana Radi është një nga këngëtaret, e cila po përflitet për hyrjen në Big Brother VIP.

Ajo ka ngritur dyshime me disa postime në Instagram Story, ndërsa nuk ka dhënë detaje më shumë.
Banorët do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh./SHQIP.com