Rozë

Rozana Radi: Kam hequr 10 kilogramë për dy muaj

Rozana Radi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Këtë mundësi, ndjekësit e kanë shfrytëzuar ta pyesin edhe rreth pamjes fizike pasi ka bërë një ndryshim gjatë kësaj kohe.

“Sa kilogramë je”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës, e që këngëtarja i është përgjigjur duke treguar se ka humbur plot 10 kilogramë.

“Kam hequr 10 kilogramë këto dy muaj”, ka thënë Rozi.

Një tjetër pyetje e një ndjekësi kishte të bënte me atë se si arriti të humb kaq kilogramë, me palestër apo dietë.

“Eliminova bukën, brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat. Mbylla darkën në orën 19:00 dhe alkoolin (por unë nuk jam alkool dashëse) ndonjë gotë vere ose birrë tani në verë e pi në fundjavë”, tha më tej ajo.

Rozana Radi, është ndër artistet që vlerësohet mjaft shumë për projektet muzikore.