Rozë

Rozana Radi e pranon publikisht që i ka dedikuar këngë partnerit

Rozana Radi

Aktorja dhe këngëtarja, Rozana Radi, është tejet e popullarizuar në estradën shqiptare.

Ajo përpos projekteve të saj njihet edhe për shkrimin e teksteve, derisa kontribuon edhe për artistët e tjerë.

E ftuar në programin “Jonida’s Room”, këngëtarja pati rastin që të flas për jetën dhe karrierën e saj.

Bukuroshja nuk hezitoi që të tregojë se i ka kushtuar këngë partnerit, duke theksuar se është e pamundur të mos ndodhë.

“Po i kam kushtuar, mos e vazhdo më tej pyetjen. Kam 10 vite me partnerin që kam dhe këto tekst shkruese që bëjnë tekste këngësh dhe që thonë teksti nuk është përjetim personal, po aq shumë gënjejnë sa nuk e ke idenë. Por në privat thonë që është”, ka treguar Rozana.

“Sereneta” ndërkaq është hiti saj i fundit, që erdhi në duet me reperin Stine./SHQIP.com