Rozë

Rozana bën ndryshimin drastik

Rozana Radi

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, ka bërë një ndryshim të madh në pamjen e saj, duke arritur një trup të palestruar e me forma.

Artistja ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka humbur mbi dhjetë kilogramë, e natyrisht se është vënë re nga të gjithë.

Ajo në një shkrim të ri flet për komentet që ka marrë nga ndjekësit përpara se të humbiste peshë dhe për ato që po merr tani, ndërsa u përgjgijet edhe atyre që e akuzojnë se ka përdorur photoshop.

Rozana thekson që edhe ndryshimi erdhi meqë kishte edhe probleme shëndetësore, por njerëzit nuk besojnë duke e akuzuar për editimin e fotografive.

“Përpara dy vitesh kam bërë një shkrim për të gjithë ju “minjt e tastjerave” që më shkruanit je shëndoshur, si del kështu etj,etj…. Po kaloja një periudhe shëndetësore jo të mirë dhe qetësinë e gjeja tek ushqimi. Pasi cfarë nuk lexova për linjat e trupit tim të mbushur dhe pasi u largova nga njerëz që veten të më shikonin që blija një cantë, si zinte gjumi natën, vendosa të merrem me veten time”, ka shkruara Rozana, duke konfirmuar se falë dietës së mbajtur, ka arritur të humb 10 kilogram.

/Shqip.com