Rozë

Ronela merr pjesë në eventin për Eurovision-in, takohet me “rivalen” spanjolle

Ronela Hajati

Ronela Hajati ka udhëtuar drejtë Spanjës.

Kjo pasi ajo do të marrë pjesë në  “Barcelona Eurovision Party”.

Këngëtarja, e cila pritet të na përfaqësojë në Eurovision me këngën Sekret, është takuar dhe me përfaqësuesen e Spanjës, Chanel Terrero.

Në fotot e publikuara, ata shihen mjaft të lumtura pranë njëra-tjetrës.

Duket se Ronela ka krijuar një raport të afërt me këngëtaren që do të përfaqësojë Spanjën në Eurovision, pasi dhe më parë kanë bërë live me njëra-tjetrën.

Kujtojmë që kënga e Ronelës është e vizualizuar edhe me videoclip.

Ndryshe, Ronela konkurrentë në ‘Këngën magjike’ kishte Alban Ramosaj, i cili u rendit i dyti./SHQIP.com