Ronaldo shpalos një kujtim emocioal me Ferguson – në kohën kur e kishte babain të sëmurë

Sir Alex Ferguson dhe Cristiano Ronaldo mbesin ende një dyshe e veçantë në futbollin anglez.
Së fundmi, dyshja në fjalë kanë qenë të ftuar në “Inside Wiew”, ku kanë rrëfyer shumë gjëra nga e kaluara.
Sulmuesi portugez, vendosi të tregonte një histori tejet emociane kur e kishte babain të sëmurë dhe Ferguson i dha disa ditë pushim.
“Ai ndoshta nuk e mban mend këtë dhe nuk duhet ta them, por do ta them sepse është një histori e bukur. Mbaj mend një ditë që babai im ishte në spital dhe unë isha keq emocionalisht.
Kam folur me të dhe ai më tha: ‘Cristiano, nuk ka rëndësi, shko atje për dy ose tre ditë’. Ne patëm ndeshje të vështira dhe unë isha një lojtar kyç në atë moment. Ai tha: ‘Do të jetë e vështirë sepse ne i kemi këto lojëra të vështira, por e kuptoj situatën tuaj dhe do t’ju lë të shkoni të shihni babanë tuaj’.
Për mua, këto janë gjërat më të rëndësishme, përveç fitimit të Ligës së Kampionëve, Premierligës, kupave dhe gjëra të tjera. Unë duhet ta vlerësoj atë, sepse atë që ai më tha, ai e bënte gjithmonë. Unë duhet ta vlerësoj këtë”, u shpreh Ronaldo.
Në anën tjetër edhe Ferguson e tregoi këtë histori – nga këndi i tij.
“Në rastin e Cristianos, e dija se babai i tij ishte i sëmurë dhe e dija se ishte në spital. Ishte e rëndësishme për të që të ishte atje. Klubi i futbollit nuk kishte rëndësi dhe disa gjëra janë më të mëdha se klubi i futbollit. Familja është padyshim një prej tyre. Pa diskutim. Asnjëherë nuk duhet të vendosni asnjë klub para familjes tuaj”, tha trajneri i njohur.
Marrëdhënia mes Crstianos dhe Sir Alex mbetet ende e mirë – përkundër që kanë kaluar shumë vite që prej kur kishin bashkëpunuar së bashku.
Madje, kur pesë herë fituesi i Topit të Artë u rikthye në ishull – ai tha se një nga arsyet kryesore pse e mori këtë vendim ishte Sir Alex Ferguson. /Shqip.com