Sport Ndërkombëtar

Ronaldo qan gjatë intonimit të himnit të Portugalisë  

Portugalia dhe Gana po e zhvillojnë ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, shkruan Shqip.com.

Kapiteni i Portugalisë është Cristiano Ronaldo, i cili me gjasë po merr pjesë në Botërorin e tij të fundit.

E para ndeshjes, gjatë intonimit të himnit të Portugalisë, Ronaldo nuk mundi t’i përmbante lotët.

Përballja po zhvillohet në Stadium 974 në Doha dhe të dyja skuadrat luajnë për të marrë pikë të plota.

/Shqip.com