Ronaldo po diskuton për të ardhmen – me Alex Ferguson

Cristiano Ronaldo po mban takime me Sir Alex Ferguson – për të diskutuar të ardhmen e tij.
Këtë e ka bërë të ditur “Mirror” .
CR7 ka kontratë valide me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2024, por gjithçka mbetet ende e mjegullt.
Sulmuesi portugez ka pasur një sezon për tu mbajtur mend në nivel individual.

Ani pse është 37 vjeçar, ai ka rritur të shënojë 18-të gola në Premierligë dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve.
Por, në nivel ekipor gjërat nuk kanë shkuar fare mirë. Djajtë” kanë humbur gjasat për një kualfimim të mundëshëm në Champions.
United gjendet në vendin e gjashtë me 58 pikë të grumbulluara.
Pesë më shumë se West Ham United, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Deri në përfundim të kampionatit ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për tu zhvilluar.
Mbetet të shihet nëse numri 7 do e ketë të njëjtin “pronar” edhe në sezonin e ardhshëm – në “Teatrin e Ëndrrave”.