Ronaldo i mohon raportimet se do rikthehet në Sporting
Publikuar:
(17.07.2022 22:28:20)

Gjatë ditës së sotme qarkulluan lajme të ndryshme – se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Portugali, te Sportingu.
Por, CR7 i ka mohuar këto lajme – duke i quajtur “të pavërteta”.
Ronaldo – ditë më parë ka shprehur dëshirën për tu larguar nga United, ama e ardhmja e tij mbetet e mjegullt.
37 vjeçari e zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm në nivel personal, ani pse rezultat ekipore munguan.
Ai e mbylli sezonin me 18-të gola, në 30 ndeshje të zhvilluara.
Teksa, shënoi edhe tri asistime dhe ishte në formacionin e vitit në Premierligë.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro – sipas “Transfermarkt./Shqip.com