Sport Ndërkombëtar

Ronaldo i humb 3 milionë ndjekës

Cristiano Ronaldo

Pas shfaqjes së problemeve teknike në rrjetin social Instagram, profili më i ndjekur që është në pronësi të futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo, ka humbur gati tre milionë ndjekës, shkruan revista “The Verge”, përcjell Shqip.com.

Edhe pse ende nuk dihet arsyeja e problemit teknik të krijuar, shumë përdorues të Instagramit raportojnë se u janë bllokuar llogaritë dhe se nuk mund të hynin në këtë rrjet social.

Nga ana tjetër, ata që i janë përkushtuar pak më shumë Instagramit, kanë raportuar humbjen e ndjekësve dhe e kanë cilësuar si problem të madh, pasi e përdorin këtë rrjet social për të fituar para.

Ronaldo humbi deri në tre milionë ndjekës për vetëm 24 orë, ndërsa profili më i njohur, ai që është në pronësi të Instagramit, humbi gjithashtu më shumë se një milion ndjekës.

/Shqip.com