Ronaldo – hero i “Djajve të Kuq”, Arsenali mposhtet në udhëtim

Ani pse 37 vjeçar – akoma po e mban në supe skuadrën.
Cristiano Rolando ka shënuar tre gola – për t’i siguruar Manchester United, fitoren 3-2 kundër Norwich Cityt.
Teksa, në anën tjetër, Arsnali ka pësuar humbje 1-0 dhe ka bërë edhe më interesante garën për vendin e katërt.
Pas vetëm shtatë minutave lojë, CR7 e dërgoi topin në rrjetë, teksa u asistua nga Elenga.
Sulmuesi portugez shënoi edhe një herë – në minutën e 32-të për golin e dytë personal.
Por, mysafirët arritën që ta ngushtojnë epërsinë – në minutat shtesë të pjesë së parë. Realizoator ishte Dowell.
Pjesa e dytë nisi me një ritëm tjetër, ku më kërkues ishin mysafirët.
Kur po zhvillohej minuta e 52-të, Pukki e mposhti David De Gean, dhe gjithçka u barazua.
Por, për t’i zhbllokuar shifrat u përkujdes përsëri Ronaldo.
Ronaldo shënoi golin e tretë në këtë takim – në minutën e 76-të – për t’i shpëtuar “Djajtë e Kuq” nga barazimi.
Për pesë herë fituesin e Topit të Artë, ky ishte goli i 14-të në Premierligë dhe tregolëshi i 60-të në karrierë.
Në anën tjetër, Arsenali pësoi humbje minimale 1-0 nga Southamptoni.
Të vetmin gol në atë takim e realizoi Bednarek.
Tashmë – United ngritet në vendin e pestë, me 54 pikë të grumbulluara.
Njëjtë sa kanë edhe londinezët, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Vendi i katërt mbetet synim për të dyja skuadrat.
Bileta për në Ligën e Kampionëve është ende pa pronar./Shqip.com