Ronaldo fillon nga minuta e parë për Portugalinë thyen rekord
Publikuar:
(23.03.2023 20:26:14)

Cristiano Ronaldo është përfshirë në 11-shen startuese të Portugalisë, në ndeshjen kundër Lihtejnshtajnit.
Ylli portugez Ronaldo do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje ndërkombëtare, duke ia kaluar Bader Al-Mutawa të Kuvajtit, pasi që deri më tani dyshja kanë pasur nga 196 paraqitje.
Portugalia dhe Lihtejshtajni ndeshen sonte në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024.
Ndeshja nis në 20:45.

/Shqip.com