Sport Ndërkombëtar

Ronaldo dhe Lewandowski – “dy makineri golash”

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski po vazhdojnë ta mahnisnin botën e futbollit me paraqitjet e tyre.

Portugezi ishte përsëri “njeriu i ndeshjes” në fitoren 0-2 ndaj Villarrealit, kurse polaku e dhuroi një eurogol ndaj Dynamo-s, shkruan Shqip.com.

“CR7” si në shumë ndeshje këtë sezonë edhe sonte ishte spekatkolar. Ai tundi rrjetën e Villarrealit në minutën e 78-të, për t’i dhuruar epërsinë skuadrës së tij.

Goli i shënuar nga Ronaldo

Për Cristianon, ky ishte goli i pestë në pesë ndeshje të zhvilluara në këtë kompeticion.

Ky ishte goli i vetëm deri në minutën e 90-të, pasi Jadon Sancho shënoi për 0-2 dhe ky ishte epiogu përfundimtar i takimit.

Me këtë fitore, United është lider i Grupit F, me dhjetë pikë të grumbulluara, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

Ndërsa, spanjollët mbesin në vendin e dytë, me tre pikë më pak.

Në ndeshjen tjetër, Bayern Munchen ka triumfuar në udhëtim ndaj Dynamo Kyiv.

Në këtë takim, bavarezët ishin më kërkues nga minuta e parë dhe në fund arkëtuan pikët e plota.

Goli i parë u shënua pas vetëm 14 minutave lojë, ndërsa autor ishte Robert Lewandowski.

Goli i shënuar nga Lewandowski

Për sulmuesin polak ky ishte goli i nëntë në Ligën e Kampionëve në këtë sezonë.

Ndërsa, goli i dytë u shënua nga Kinglsey Coman, tre minuta para përfundimit të takimit.

E gjitha çka mundën të bëjnë vendasit deri në fund të takimit, ishte goli i nderit, i shënuar nga Harmash.

Me këtë fitore, Bayerni ngritet në kuotën e 15 pikëve dhe është lider absolut në Grupin E.

Kurse, Dynamo mbetet në vendin e fundit, me vetëm një pikë. /Shqip.com