Ronald Koeman ende ka besim te Coutinho

Mesfushori Brazilian, Philippe Coutnho duket që do të ketë edhe një mundësi të fundit për ta dëshmuar vetën në “Camp Nou”.
Gazeta spanjolle AS, ka raportuar se Ronald Koeman ende ka besim që braziliani mund të jetë i rëndësishëm për Barcelonën dhe llogarit maksmilaisht në të, transmeton Shqip.com.
Sipas të njëjtit medium, rikthimi i Coutinhos në fushën e gjëlbër do të jetë me 14 shtator, në ndeshjen që katalunasit e zhvillojnë kundër Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje do jetë e veçantë për numrin 14 të Barcelonës, pasi ai e kishte kaluar një vit tek bavarezët në formë huazimi.
29 vjeçari vie nga një lëndim që e kishte mbajtur pa luajtur afër një vit dhe mbetet të shihet nëse do mundet të kthehet prapë në formën e tij optimale.
Cou, kishte mbërrirë në “Camp Nou” në vitin 2019, teksa shuma që katalunasit kishin paguar për kartonin e tij ishte 150 milionë euro./Shqip.com

Coutinho gjatë stërvitjeve me Barcelonën