Rona Nishliu po rikthehet në Festivalin e Këngës pas 10 vjetëve?
Publikuar:
(26.10.2022 15:21:40)

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në vitin 2012 në Eurovision është gati të rikthehet në garën e Festivalit të Këngës.
Ndërkaq, siç njofton Eurovision Kosova, pas 10 vjetëve nga fitorja e saj në Festivalin e 50-të të këngës në RTSH, Rona pritet të kthehet në edicionin e 61-të.
“Këngëtarja që i dha Shqipërisë pozicionin më të mirë në Eurovision, ka përgatitur diçka mjaft të veçantë për edicionin e këtij viti, por që mbetet të zbulohet në ditët në vazhdim”, thuhet në njoftim.

Nishliu përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012 në Eurovision me këngën “Suus”.
/Shqip.com