Romeo merr urime nga ish e dashura
Publikuar:
(02.12.2023 22:50:57)

Një javë më parë teksa e përmendi Ermal Mamaqi, Romeo Veshaj e përshëndeti “live” në emision Jonida Maliqin.
Me këtë të fundit, Romeo kishte romancë.
Këtë përshëndetje e ka kthyer së fundmi edhe Jonida në një intervistë të shkurtër.
“E përshëndes edhe unë. E kam xhan dhe sa herë e takoj, ruajmë miqësi. Kështu që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Jetojmë në një kohë ku fatmirësisht qytetaria dhe mirënjohja ekzistojnë. Ku njerëzit kalojnë kohë shumë të bukur bashkë”, ka thënë këngëtarja.
/Shqip.com