Kulturë

Romani i Kongolit “Stinë pandemie” është përkthyer në gjermanisht

Romani i shkrimtarit të mirënjohur Fatos Kongoli, “Stinë pandemie” përkthyer tashmë edhe në gjuhën gjermane nga përkthyesi Basil Schader, nën titullin “In Zeiten der Pandemie”, botuar nga shtëpia botuese “zocher&peter”, në Cyrih të Zvicrës.

Një skaner i realitetit të sotëm shqiptar, ku autori nuk mungon të fshikullojë gjithçka të shëmtuar.

Një libër i shkruar herë me humor, herë me dhimbje, herë me një ironi të hollë, plot sarkazëm.

Ku nga fillimi deri në fund, si në disa romane të tjera të Kongolit, është e pranishme edhe vetironia e njohur e tij.

/Shqip.com