Romanca me Kristin, Keisi ka një porosi për të

Dalja e Keisit nga shtëpia ka lënë disa pikëpyetje për romancën e shkurtë që e kishte nisur me Kristin.
Kjo pyetje nuk kishte si të ikte pa u bërë, pasi Keisi arriti në studio.
Ajo u pyet nga Arbana nëse do ta rinisë marrëdhënien e saj me Kristin jashtë shtëpisë.
Dhe Keisi e la të hapur mundësinë, nëse ai i shkruan i pari.
Arbri: Në marrëdhënie me banorët e tjerë, nuk ka ofenduar njeri. Është treguar vajza e urtë dhe pak naive. Brenda shtëpisë duhet të përfshiheshe më tepër. Për mua, situatat i administrove mirë dhe tregove respekt për Kristin.
Keisi: Ditët e fundit e kam ngacmuar Kristin dhe prisja që ai të më thoshte diçka, por nuk ia dola. Do pres të dalë Kristi dhe nëse ai më shkruan i pari, atëherë do të shohim.
Ronaldo: Ti këtë javë kishte kartën që të riktheheshe me Kristin. Pse nuk e bëre?
Keisi: Unë zgjodha të isha vetvetja dhe jo të bëja gjëra që të dilja nga vetja ime.
/Shqip.com