Sport Ndërkombëtar

Roma tenton shërbimet e Iscos dhe Gotzes

Giallorossët po përgatiten për humbjen e Mkhitaryan që do t’i bashkohet Interit si trasnferim i lirë.

Në radarin e klubit italian kanë janë spikatur dy mesfushorë me teknikë mjaft të lartë.

Bëhet fjalë për Isco Alarcon dhe Mario Gotze, raporton Gazzetta dello Sport.

Isco Alarcon, Real Madrid

Ylli i Real Madridit u dha tifozëve madrilen lamtumirën dhe zyrtarizoi largimin e tij me kontratën që i skadon këtë muaj.

Kurse, klubi i tij i radhës nuk është vendosur akoma pasi ai po shqyrton opsionet që ka për të nisur aventurë të re diku tjetër.

Mario Gotze, PSV Eindhoven

Nga ana tjetër, Mario Gotze ka kontratë valide me PSV-në deri në qershorin e vitit 2024, çfarë e bën transferimin e tij te kampioni i “Conference League” paksa më kompleks.

Sidoqoftë, kryeqytetasit janë të vendosur se mund të mposhtin Milanin në garën për 30 vjeçarin pasi mund t’i ofrojnë atij minutazhë më të madhe – pasur parsysh opsionet që kampioni i Ialisë ka në atë pozitë.

Mario Gozte duke festuar golin në finalen e Kupës së Botës, 2014

Isco nuk do t’u kushtonte asnjë monedhë skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho, përderisa heroi i Gjermanisë në Botërorin e 2014-ës vlen rreth 12 milionë euro, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com