Sport Ndërkombëtar

Roma-Napoli, Rrahmani është titullar

Amir Rrahmani

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes, Roma – Napoli.

Romakët hynë në këtë ndeshje me një presion të madh, pas humbjes turpëruese që e pësuan në Europa Conference League, shkruan Shqip.com.

Mourinho ka vendosur që këtë takim të nisë, me një rreshtim, 4-2-3-2, me disa ndryshime nga ndeshja e kaluar.

Image
Formacioni i Romës, në mënyrë grafike

Në anën tjetër, Napoli e nis ndeshjen në epitetin e favoritit, ndërsa nga minuta e parë është edhe Amir Rrahmani.

Ata gjenden në pozitën e parë në Serie A dhe janë duke i “shkelur” kundërshtarët.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Presentedby FOOTBALL 2022 STARTING XI STA 22 DI LORENZO 25 OSPINA XI 13 RRAHMANI 26 KOULIBALY လาณณา 6 MARIO RUI 99 ANGUISSA 8 FABIAN 20 ZIELINSKI 21 POLITANO 9 OSIMHEN 24 INSIGNE SUBS MERET, JUANJES AL AM, ELMAS LOBOTKA, LOZANO,MERTENS, MERTENS PETAGNA."
Formacioni i Napolit, në mënyrë grafike

Nga tetë ndeshje të zhvilluara, kanë regjistruar tetë fitore dhe janë ekipi i vetëm në pesë ligat  më të forta të Evropës, që nuk ka humbje.

Momentalisht, gjenden në pozitën e dytë në tabelë, me 24 pikë, një më pak se Milani, që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar./Shqip.com