Sport Ndërkombëtar

Roma – Mourinho, këto janë zhvillimet e fundit

FOTO: teamtalk
FOTO: teamtalk

Skuadra franceze Paris Saint-Germain po kërkon të zëvendësojë Christophe Galtier pas një paraqitje tjetër zhgënjyese në Ligën e Kampionëve, por pista e quajtur Jose Mourinho duket se do të dështojë.

Sipas raportimeve nga Italia, shpresat e PSG-së për të sjellë atë si trajner kanë hasur në një pengesë.

Sipas “Corriere dello Sport”, portugezi ka vendosur të qëndrojë me Romën edhe pas përfundimit të kontratës në vitin 2024.

Mourinho karrierën prej trajneri e ka nisur te Benfica, ndërsa e ka vazhduar te Uniao de Leiria, Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Chelsea, Manchester United dhe te Tottenham Hotspur.

/Shqip.com