Roma-Milan, publikohen formacionet zyrtare

Roma dhe Milano do të përballen ndërmjet vete me fillim nga ora 20-45.
Në prag të këtij takimi, janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja ekipeve, shkruan Shqip.com.
Jose Moruniho ka bërë një rreshtim 4-2-3-1 dhe synon që të ja shkakton rosonerëve humbjen e parë këtë sezonë.
Ai ka vendosur që të startojë me “artilerinë e rëndë. Zanolio, Pellegrimi, Mkhitaryan dhe Abraham startojnë së bashku në sulm, ku do tentojnë që të “dënojnë mysafirët”.

Në anën tjetër, edhe Stefano Pioli ka hyrë me një rreshtim të njëtë-sulmues.
Leal, Krunic, Salemaekers do të mundohen që të asistojnë për Zlatan Ibrahimovic, i cili është rreziku kryesor i romakëve sonte.
Një lajm i mirë është edhe fakti që Theo Hernadez dhe Bennacer e nisin takimin nga minuta e parë.
Aktualisht, Milani është në pozitën e dytë në Serie A, me 28 pikë, kurse Roma është në vendin e katërt, me nëntë pikë më pak./Shqip.com