Roma kalon në epërsi në “Air Albania”
Publikuar:
(25.05.2022 21:42:05)

Ekipi i Romës është në avantazh minimal 1:0 ndaj Feyenoord në 45 minutëshin e parë.
Pas një fillimi të ngadalshëm dhe pa raste të mira shënimi, Zaniolo kaloi në avantazh kryeqytetasit e Italisë.
Ai gjeti golin në minutën e 31-të, pasi ndali mirë me gjoks një top në zonë, dhe e çoi topin pas vijës fatale.
ZANIOLO SCORES AND MAKES IT 1-0 FOR ROMA IN THE FINALpic.twitter.com/5O0C0cidS2
— IM (@Iconic_Mourinho) May 25, 2022
Ky është goli i parë i shënuar në finalen e këtij kompeticioni, dhe do të jetë e shkruar në librat e historisë së futbollit.
Minuta e 35-të pati një incident të vogël në zonë, me sulmuesin e Dessers që u përfshi në një përplasje me Smallingun e Romës.
Festa aktualisht është në anën e romakëve. /Shqip.com