Roma i bashkohet garës për Paredes
Publikuar:
(24.08.2022 10:05:44)

Juventusi ishte afër transferimit të Leandro Paredes.
Por, garës për të i është futur edhe Roma.
Sipas Di Marzios, tashmë mesfushori argjentinas është ndërmjet dy skuadrave.
Një gjë e sigurtë: Ai e dëshiron largimin nga Paris Saint Germain.
Paredes ka zhvilluar në total – 70 ndeshje në Ligue 1 me PSG-në, ndërsa ka realizuar tre gola dhe ka asistuar tetë herë.
Nëse transferohet në Serie A, Juventusi do ishte skuadra e tretë në Itali për të, sepse në të kaluarën ka djersitur fanellën e Romës dhe Empolit./Shqip.com