Roma – edhe më afër Wijnaldum

Në Liverpool ishte startues i padiskutueshëm.
Por, Georginio Wijnaldum vendosi që në verën e vitit 2021 të transferohej në Paris Saint Germain.
Ky vendim doli të jetë i gabuar – dhe tashmë edhe vetë mesfushori holandez është penduar.
31 vjeçari është afër transferimit në Romë – shkruan Mundo Deportivo.
Wijnaldum po tenton t’i ndajë rrugët me parsienët dhe nuk përjashtohet edhe prishja e kontratës.
Ai zhvilloi 31 ndeshje në Ligue 1, shënoi një gol dhe bëri tre asistime.
Por, në ndeshjet e rëndësishme ishte në stol, teksa nuk u përfshi fare në skuadër për Ligën e Kampionëve.
Nëse transferohet në kryeqytetin Italian – ai do bëhej përforcimi i dytë në mesfushë për ekipin e udhëhequr nga Jose Mourinho, pasi paraprakisht “Stadio Olimpico” ka zbarkuar edhe Nemanja Matic./Shqip.com