Sport Ndërkombëtar

Roma e kërkon fitoren ndaj Empolit

Trajneri i Romës, Jose Mourinho

Roma do e kërkojë fitoren në udhëtim te Empoli – sonte me fillim nga ora 20:45.

Skuadra e udhëhequr nga Jose Mourinho është favorite në letër – por fusha e gjelbër do të “flas” më së miri.

Romakët kanë arkëtuar deri më tani tri fitore, kanë barazuar një herë dhe janë mposhtu po ashtu një herë.

Vendi i shtatë – me dhjetë pikë të grumbulluara është dëshmia e formës së mirë që kanë kaluar.

Me tre pikë – Roma mund të ngritet në pozitën e pestë, duke e kaluar Interin që ka 12-të pikë.

Në anën tjetër, Empoli po kalon një sezon tejet interesant.

Ky ekip nuk e ka shijuar ende fitoren, ama ka barazuar katë herë dhe gjendet në pozitën e 16-të – teksa ka një disfatë./Shqip.com