Sport Ndërkombëtar

Roma dhe Juventusi do i testojnë forcat ndërmjet vete

Roma-Juventus, kryendeshja e javës në Serie A

Juventus – Roma, do të jetë kryendeshja e ditës së sotme në Serie A.

Skuadra e udhëhequr nga Allegri do të udhëtojë në Romë për pikë të plota, pasi çdo rezultat i tjetër do ishte dëshpërues për ta, shkruan Shqip.com.

Ata gjenden në pozitën e shtatë, me 11 pikë, por së fundmi janë duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë.

Në anën tjetër, Roma pozicionohet në vendin e katër, ndërsa ka vetëm një humbje këtë sezonë.

Në krye me Jose Mourinhon, do kërkojnë që të arkëtojnë pikët e plota.

Juventus 2-0 AS Roma – Serie A Player Ratings - ronaldo.com
Roma-Juventus, foto nga e kaluara

Nëse arrijnë që të shënojnë fitore, romakët do të ngriten në vendin e tretë në tabelë dhe do e kalojnë Interin – që momentalsht ka dy pikë më shumë.

Ndeshjet tjera që zhvillohen sot në Serie A dhe orari i tyre:

Cagliari – Sampdoria, 12-30

Empoli – Atalanta, 15-00

Genoa – Sassuolo, 15-00

Udinese – Bologna, 15-00

Napoli – Torino, 18-00 /Shqip.com