Lajme

Rohde: Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm prioriteti ynë, por edhe një konsensus në nivel të BE-së

Jorn Rohde - Ambasador i Gjermanisë në Kosovë
Jorn Rohde - Ambasador i Gjermanisë në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ndodhet në Berlin në konferencën e ambasadorëve gjermanë që shërbejnë jashtë shtetit, ka  shkruar se është e qartë se zgjerimi i BE-së është top prioritet i politikës së jashtme dhe konsensus në nivel të BE-së.

“Pas pjesëmarrjes në dy panele depërtuese mbi zgjerimin e BE-së sot, konkluzioni im kryesor është kristal i qartë: Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm prioriteti ynë kryesor në Politikën e Jashtme, por edhe një konsensus në nivel të BE-së që nënvizon rëndësinë e tij të pamohueshme si një domosdoshmëri gjeopolitike”, ka shkruar Rohde, në platformën “X”.

Këto komente i ka bërë pas pjesëmarrjes në mbledhjen e më shumë se 220 shefave të misioneve gjermane të akredituara nëpër botë, ku edhe Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, ka mbajtur fjalim.

Çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian u rikthye në agjendë javën që shkoi kur Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në Slloveni theksoi se BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë të gatshme për zgjerim në vitin 2030.

/Shqip.com