Lajme

Rohde: Të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të zbatohen

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se të gjitha pikat e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen.

Ai u pajtua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili tha se “Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Rohde, përmes një postimi në Twitter, bëri të ditur se është “Plotësisht dakord – zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është nevoja e kohës”.

/Shqip.com