Lajme

Rohde: Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe se dënoi djegien e veturave

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka parë shqetësues faktin që Lista Serbe nuk i ka dënuar djegiet e veturave në veri.

Ai përmes një postimi në Twitter, tha se “të gjithë duhet të bashkohen për të dënuar praktikën e tillë.

Gjithashtu, djegien e veturave e ka dënuar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier tha se është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që t’i mbrojë qytetarët.

/Shqip.com