Lajme

Rohde mirëpret vendimin e Konjufcës për dërgimin e Projektligjit për KPK-në në Komisionin e Venecias

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde e ka mirëpritur vendimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës për ta dërguar Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës në Komisionin e Venecias.

Sipas Rohde ky veprim do të siguroj që ligji të jetë në harmoni me standardet e Bashkimit Evropian.

“Vërtet lëvizja e duhur. Ndjekja e rekomandimeve të Komisionit të Venecias të KiE-së do të sigurojë që ligji të jetë në sinkron me standardet evropiane”, ka shkruar ai në Twitter.

Kuvendi ka njoftuar të dielën se Konjufca ka kërkuar opinion të tërësishëm mbi Projektligjin pasi Drafti është ndryshuar që nga vlerësimi i Komisionit të Venecias.

/Shqip.com