Rohde: Mezi pres që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka thënë se menzi pret që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Twitter.
”Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës,që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova bën pjesë në Këshillin e Evropës. Gjithë të mirat për ofertën e anëtarësimit” ka shkruar Rohde.
Kosova edhe zyrtarisht gjatë ditës së djeshme ka dorëzuar aplikacionin për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës./Shqip.com
Looking forward to seeing Kosovo as part of the Council of Europe @coe family who work together to promote human rights, democracy and the rule of law.
Kosovo belongs in the Council of Europe.
All the best for the membership bid! https://t.co/BBHPGXnGyY
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 13, 2022