Sport Ndërkombëtar

Roger Federer mbetet jashtë garave për shkak të lëndimit

Roger Federer

Njëri ndër tenistët më të mirë në histori të këtij sporti, Roger Federer ka dhënë lajmin e hidhur për të gjithë adhuruesit e tij, shkruan Shqip.com.

Ai nuk do të mund të marr pjesë në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Tokio gjatë kësaj vere.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federer përmes rrjeteve sociale.

Shkak i kësaj sipas tij është lëndimi në gju që e pezullon pjesëmarrjen e tij në këto gara.

Njoftimi i plotë nga Federer:

“Së fundmi, fatkeqësisht përjetova një prapambetje me gjurim tim dhe kam pranuar që duhet të tërhiqem nga Lojërat Olimpike të Tokios. Jam shumë i zhgënjyer, pasi ka qenë një nder dhe pikë kryesore në karrierën time sa herë që kam përfaqësuar Zvicrën. Unë tashmë kam filluar rehabilitimin me shpresën që do të kthehem në turne më vonë këtë verë. I uroj gjithë ekipit zviceran fatin më të mirë dhe do të rrënjosem fort nga larg. Si gjithmonë, Hopp Schwiz!”, shkruhet në njoftimin e tij./Shqip.com