Rodrygo do vazhdojë me “mbretërit”

Ofertat në drejtim të tij nuk po mungojnë, por ai nuk e ka ndërmend që të ndërrojë ambient.
Rodrygo dhe Real Madrid do e vazhdojnë bashkëpunimin ndërmjet vete.
Këtë lajm e ka konfirmuar Fabrizio Romano, në rrjetin social Facebook.
“Real Madrid nuk ka plan ta largojë apo shesë Rodrygo në janar, siç qëndrojnë gjërat. Nuk ka negociata me Liverpoolin apo ndonjë klub tjetër.
Kontrata e tij do të diskutohet së shpejti, me një vazhdim të mundshëm që do të negociohet në muajt e ardhshëm”, ka bërë të ditur Romano.
Sulmuesi 21 vjeçar nuk është duke zhvilluar një sezonë për tu mbajtur mend në La Liga
Në 14 ndeshje të zhvilluara – këtë sezonë, ai ka shënuar vetëm një gol.
Ndërsa është edhe autor i një asistimi.

Kurse, formë më të lartë ka treguar në Ligën e Kampionëve.
Aty, ai është paraqitur pesë herë në këtë sezonë, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka ndihmuar me dy asistime.
Vlera e tij në tregun e transferimeve, sipas “Transfermaket” është 35 milionë euro /Shqip.com