Rodri e vazhdon rrugëtimin me Cityn
Publikuar:
(12.07.2022 16:12:11)

Mesfusha e Manchester Cityt do jetë me klas – edhe për pesë vitet e ardhshme.
Rodri ka vazhduar kontratën me kampionët e Anglisë deri në vitin 2025.
Spanjolli po kalon momentet më të mira në karrierë në ishull dhe nuk e ka ndërmend të ndërrojë ambient përsëri.
Pasi e hedhi të zezën mbi të bardhe – ai tha se “Man City më ofron mundësinë më të mirë për të fituar trofe, prandaj jam shumë i kënaqur që do të qëndroj këtu për më gjatë”.
26 vjeçari ka zhvilluar 33 ndeshje në sezonin e fundit të Premierligës.
Teksa, shënoi shtatë gola dhe asistoi dy herë.
Vlera e tij në tregun e transferimeve – konsiderohet 80 milionë sipas “Transfermarkt”. /Shqip.com