Robert Lewandowski dhe golat – një rutinë e bukur

Robert Lewandowski dhe golat tashmë janë bërë një “çift” i pandashëm.
Sulmuesi polak, e tundi rrjetën e Benficës tre herë, të martën, për të i treguar prapë botës së futbollit, vlerën e tij në fushën e gjelbër, shkruan Shqip.com
Numri nëntë i bavarezëve, tashmë ka edhe një rekord në supet e tij.
Pas 100-të ndeshjeve të zhvilluara, ai ka realizuar 81 gola, shifër kjo më e mirë në historinë e Ligës së Kampionëve.
Me një përqindje, 0,81 për gol, ai ka lënë prapa edhe futbollistë si Leo Messi dhe Cristiano Ronadlo. Leo, kishte shënuar 75 gola pas 100 ndeshjeve, kurse Ronaldo 64.

Lewa, tashmë e mban stafetën e golashënuesit më të mirë në këtë sezonë në Ligën e Kampionëve, me tetë gola, në katër lojë të zhvilluara.
Pas tij, renditen Sebastien Haller, i Ajaxit, me dy gola më pak.
Në zenit të formës, po kalon edhe në Bundesliga, ku është “ëndrra më e keqe” e mbrojtësve.
Në dhjetë ndeshje të zhvilluara, 33 vjeçari, ka shënuar 12 gola, duke e lënë prapa Erliing Halandi-n, që ka dy gola më pak.

Me këto performaca të jashtëzakonshme, ai po i rritë edhe më shumë gjasat për Topin e Artë, ku si konkurentë kryesorë e ka Leo Messi-n dhe Jorginhon.
Sa i përket Bayern Munchen, ata janë duke kaluar formë fenomenale dhe janë lider në Bundesliga dhe në Grupin E , në Ligën e Kampionëve./Shqip.com