Robert Berisha tregon pse nuk do të hynte kurrë në Big Brother Vip
Publikuar:
(30.12.2021 13:22:07)

Artisti i njohur, Robert Berisha, është tejet i dashur për audiencën e gjerë shqiptare.
Ai njihet edhe si këngëtar, por edhe si moderator në një emision të tij.
Sidoqoftë kësaj, Roberti në një intervistë për Pikë ka folur për spektalin e madh Big Brother, duke u shprehur se nuk do të hynte kurrë.
“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show Top Channel. Kur nuk paguhem nuk kam pse ta bëj”, u shpreh ai.

Sa i përket pagesës për të qëndruar në BBV, Berisha tha se edhe fituesi mezi do ta marrë çmimin e madh.
Këngëtari nuk la pa përmendur edhe Nora Istrefin, me të cilën thuhet se mban raport shoqëror për shkak të vajzës./SHQIP.com