Rizvanolli mban konferencë për media, pritet të shpalos masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët

Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli pritet që sot të mbajë konferencën për media.
Në këtë konferencë e para e Ekonomisë pritet të shpalos masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.
Konferenca pritet të mbahet në Ministrinë e Ekonomisë duke filluar nga ora 11:00.
Rreth një javë më parë, Rizvanolli gjatë një seancë plenare në Kuvendin e Kosovës kërkoi nga qytetarët që të izolojnë shtëpinë për sezonin e dimrit.
Ajo po ashtu kërkoi nga qytetarët që të ndryshojnë sistemin e ngrohjes duke pasur parasysh që Kosova po përballet me krizë energjetike.
Po ashtu është bërë e ditur se Qeveria e Kosovës është në negociata me Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë për të blerë dhe këmbyer rrymë.
Kështu është ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë konferencës për shtyp nga Termocentrali Kosova A.
Ajo shtoi se dimri këtë vit do të jetë i vështirë dhe apeloi tek qytetarët për të kursyer energjinë elektrike./Shqip.com
/Shqip.com