Sport Ndërkombëtar

Rivalët e përbetuar, partnerë në biznesin “e çuditshëm”

Plot 25 vjet nga dueli i famshëm i boksit, ku Mike Tyson kafshoi në vesh rivalin e tij Evander Holyfield, dyshja është ribashkuar, këtë herë jashtë ringut, për të nxjerrë në shitje një koleksion kanabisi të quajtur “Veshët e Shenjtë” (Holy Ears).

Barërat e këqija kanë formën e një veshi me një seksion që mungon, duke pasqyruar dëmin e shkaktuar ndaj Holyfield, gjatë duelit mes dy boksierëve në vitin 1997. Ai kafshim në vesh i kushtoi shumë kampionit të  padiskutueshëm të peshave të rënda Mike Tyson, që humbi të drejtën e boksimit si dhe një gjobë 3 milionë dollarë.

“Nga kafshimet e Mike në ring te ‘veshët e shenjtë’, tani adhuruesit e kanabisit në mbarë botën mund të përjetojnë të njëjtat përfitime shëndetësore që më kanë sjellë mua produktet me bazë bimore. Është një privilegj të ribashkohem me ish-kundërshtarin dhe tani mikun tim prej shumë kohësh, dhe t’i kthej vitet e luftimeve dhe nokauteve në një partneritet që mund të ketë një ndikim pozitiv dhe të shërojë njerëzit”, tha Mike Tyson.

Holyfield thotë se ishte i nderuar kur Tyson i ofroi mundësinë për t’u përfshirë dhe thotë se nuk kishte provuar kanabis derisa iu ofrua mostra e parë e “Veshëve të Shenjtë”.

Boxing: WBA Heavyweight Title: Evander Holyfield in action vs Mike Tyson. Holyfield reeling back from the pain after being bit on the right ear during third round. Holyfield grimacing in pain, grabbing his right ear. Holyfield won by disqualification. Las Vegas, NV 6/28/1997 CREDIT: Manny Millan (Photo by Manny Millan /Sports Illustrated via Getty Images) (Set Number: X53079 )

“Doja të sigurohesha që të kthehesha në shtëpi dhe të mos i bëja dëm askujt. E hëngra dhe u shtriva. U zgjova të nesërmen në mëngjes dhe isha si, ah”, tha Holyfield.

Tyson nisi kompaninë e tij të kanabisit në nëntor 2021. Përveçse është bashkëthemelues i kompanisë, ai është edhe shefi i markës. “Kanabisi ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në jetën time. Kanabisi më ka ndryshuar për të mirë si mendërisht ashtu edhe fizikisht, dhe unë dua ta ndaj atë dhuratë me të tjerët që po kërkojnë gjithashtu lehtësim,” tha Mike Tyson.

/Shqip.com