Rita Ora në Kosovë
Publikuar:
(26.11.2023 10:10:53)
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora sot feston ditëlindjen e saj. Ajo mbushi 33 vjet.
Në ditën e lindjes së saj, Rita Ora së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Ëaititi kanë mbërritur në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili i ka uruar ditëlindjen dhe mirëseardhje çiftit në shtetin e Kosovës.
Ai në “Facebook” ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me Ritën dhe dhëndrin e Kosovës.
Në ambientet e aeroportit asaj iu servua një tortë për të festuar ditëlindjen.
/Shqip.com