Rita Ora, ndan video ku shihet duke vallëzuar me këngë popullore shqiptare
Publikuar:
(17.02.2022 15:21:21)

Këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore, Rita Ora, shpesh ka promovuar kulturën e Kosovës në rrjete sociale.
Ajo ka zgjedhur një mënyrë artistike për të uruar Pavarësinë e Kosovës.
Rita, ka shpërndarë një video të sajën, ku shihet duke vallëzuar me këngë popullore shqiptare.
Urimi i saj për Pavarësinë e Kosovës.
“Urime Dita e Pavarësisë. Si ambasadore e Kosovës e shoh shumë të rëndësishme ta festojmë këtë ditë. Ka aq shumë domethënie për ne, shpresoj që të gjithë të keni një ditë të mrekullueshme”.