Rozë

Rita Ora elektrizon skenën në sheshin “Skënderbej”, ja detaji i veçantë në paraqitjen e këngëtares

Koncerti i paralajmëruar nga Rita Ora tashmë ka filluar dhe padyshim nuk ka munguar performanca e zjarrtë e këngëtares.

Ylli me origjinë shqiptare ka ndezur skenën së bashku me trupën e baletit, duke performuar hitet e saj ndër vite.

Rita u shfaq veshur me një ‘body’ të zi ku vihet re detaji i shqiponjës dykrenare përreth kraharorit dhe shpatullave të saj ndërsa balerinët kishin veshjet e tyre ngjyrë të kuqe, dy ngjyrat që simbolizojnë flamurin shqiptar.

Valdrin Sahiti ishte ai i cili pak para koncertit veç se e zbuloi dukjen e yllit shqiptar.

Spektakli nuk ka mbaruar ende dhe Rita ka premtuar për fansat një shfaqje plot surpriza./Shqip.com