Ristuccia takohet me peshkopin Dodë Gjergji, flasin për tolerancën ndërfetare

Komandanti i KFOR-it, MG Ristuccia, është takuar sot në Prishtinë me peshkopin Dodë Gjergji.
Forcat e NATO-s në Kosovë, përmes një postimi në Twitter kanë bërë të ditur se çfarë është diskutuar gjatë takimit të tyre.
“Komandanti i KFOR-it, MG Ristuccia, është takuar sot me peshkopin Dodë Gjergji në dioqezën në Prishtinë. Gjatë takimit u theksua se dialogu ndërfetar është thelbësor për promovimin e vlerave të tolerancës, respektit dhe bashkëpunimit për të siguruar një të ardhme paqësore për të gjithë”, thuhet në postimin e tyre në rrjetin social Twitter.
#KFOR Commander, MG Ristuccia, met today w/ Bishop Dodë Gjergji at the diocese in Pristina. During the meeting, it was emphasized that interreligious dialogue is essential to promote the values of tolerance, respect & cooperation to ensure a peaceful future for all. pic.twitter.com/q94FYbhZ5T
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) August 16, 2023
/Shqip.com