Rina “thumbon” ish- të dashurin e saj SinBoy?
Publikuar:
(15.11.2022 14:03:06)

Rina Balaj ka disa muaj që është ndarë nga i dashuri i saj, Sin Boy.
Ajo ka thënë se janë ndarë në mënyrë paqësore dhe shpirtërisht është shumë e qetë.
E së fundi ajo ka bërë një postim që u mor si “thumb” drejtuar ish-të dashurit të saj.
“Unë e dua Shrekun! Çfarë duhet të bëj?”, shkroi Rina sipër memes në “Instagram” ku shihej princesha krahas personazhit vizatimor, Shreku i cili është një përbindësh.

Rikujtojmë se Rina dhe Sin Boy prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku.
/Shqip.com