Rilindja 1764 arrin marrëveshje me mesfushorin e njohur
Publikuar:
(17.07.2022 16:52:09)

Biletën për në Ligën e Parë e siguruan dhe tashmë kanë filluar përforcimet.
FC Rilindja 1974 ka siguruar shërbimet e mesfushorit – Qendrim Dautaj.
Shtatgjati ka përvojë të madhe në supe dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për këtë skuadër.
Ai ka qenë pjesë e shumë skuadrave në Kosovë – si Gjilani, Vëllaznimi, Flamurtari, Besa dhe Ferizaj, por lëndimet e shumta i’a zbehën shkëlqimin.
Paraprakisht, Rilindja arriti marrëveshje edhe me Norik Krasniqi – që së fundmi ishte pjesë e FC Phoenix.
Teksa, ditëve në vazhdim priten të zyrtarizohen edhe disa transferime/Shqip.com