Rikthimi te ish i dashuri dhe si e kapi “mat”, rrëfehet Kiara Tito
Publikuar:
(30.06.2022 14:13:52)

Moderatorja Kiaro Tito ka folur për jetën e saj private.
Ajo në një interviste në emisionin “Goca dhe Gra” nuk ka hezituar të flasë për ish-të dashurin e saj.
Moderatorja tha se nëse ai do të kërkonte që të riktheheshin ajo do të rimendonte.
Madje kjo e fundit ka treguar se ajo është ndjekur me adresa fallso në rrjete sociale.

“ Po, më ka ndodhur. Kam kuptuar që kanë qenë adresa fallco, e shihja shpesh nëpër story. Dhe më pas e kam kuptuar. Por mua më pëlqejnë këto gjëra. Ka qenë një nga dy ish-ët”.
Ajo po ashtu ka shtuar se nuk ka qenë dhe nuk është në lidhje me reperin, Mozzik, ashtu siç është pretenduar ditëve të fundit./SHQIP.com